Who I am!

  • Kam lindur e jam rritur në Stamboll, ku edhe kam studiuar deri ne moshën 12 vjeçare. Pas kthimit me familjen në Shqipëri, përfundova gjimnazin ne Tiranë, në Shkollën Angleze “Memorial International School of Tirana”, në gjuhën angleze, me një sistem shkollor britanik.
  • Pas gjimnazit, dëshira për të studiuar mjekësinë më shtyu të aplikoj për në Universitetet më të mira në SHBA dhe nga disa përgjigje pozitive, zgjodha Northeastern University. Arsyet kanë qenë disa: program i veçantë i dedikuar mbi studimet shkencore laboratorike në mjekësi, eksperienca e punës me CoOperation Program, ku universiteti te jep mundesi punësimi gjatë viteve akademike duke të ushqyer me edukaten e punës.
  • Kam përfunduar studimet para mjekësore, me major në biokimi dhe neuroshkencë ne Universitetin Northeastern në Boston.
  • Gjatë pushimeve verore,  me anë të CoOperation program (CO-OP), të kërkuar nga universiteti duhet të plotësoheshin 12 muaj punë vullnetare në një ambient ose degë të fushës së mjekësisë. Unë zgjodha të shfrytëzoja pushimet dhe të takoja familjen njëkohësisht, në Tiranë, duke punuar vullnetarisht gjatë 4 viteve, në pushimet verore në Spitalin Amerikan 2, si një studente mjekësie.
  • Aty kam asistuar duke perkthyer për mjekë të huaj, turq në departamente të ndryshme si kirurgjia e përgjithshme, ortopedia, urologjia, kirurgjia plastike, gjinekologjia dhe pediatria. Referencat nga profesorët kanë qenë të shumta e cilësore,  duke më ndihmuar shumë përgjatë studimeve në Universitet.
  • Pas studimeve në Boston, nga transferimi në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Tiranës mu dha mundësia për të aplikuar dhe më pas fituar bursë në Universitetin e Erasmusit në Rotterdam, ku kam perfunduar studimet e Mjekësisë së Përgjithshme me një tezë mbi nutricionin dhe biostatistikën. Tema e diplomës, që kam mbrojtur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë ka qënë në fushën e psikiatrisë, mbi çrregullimin OCD (Obsesiv-Kompulsiv).
  • Në kthimin tim në Tiranë pas studimeve në Rotterdam, mu ofrua një vend pune me kohë të plotë tek Spitali Amerikan 2 në Departamentin e Kirurgjisë Plastike Estetike dhe Rikonstruktive.
  • Paralelisht punoj në Spitalin Hygeia si Mjeke e Dermoestetikës, në Departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, në bashkëpunim me dy mjekët kirurgë nga Greqia, Prof. Tzakoniatis dhe Dr. Fotis.
  • Njëkohësisht jap mësim në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, pranë QSUT, si pedagoge e jashtme, lëndën e Anatomisë.
  • Ne Klinikat ne Beverly Hills si Dr Jonathan Sykes, Charles Galanis, Gerald Minitti, Jay Calvert, Aaron Kosins etj.
  • Gjatë vitit 2018-2019  kam marrë pjesë në cilësinë “Observer” në operacionet e faceliftit në Londër, në Wellington Hospital me Dr. Norman Waterhouse.

Medical Education & Specializations!

  • Nga nëntori 2019, çdo 6 muaj ndjek si specializante një program trajnimi në UCLA, në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles në Departamentin e Djegie Plastikës, ku marr pjesë në operacione me primar Prof. Dr. Jason Roostaeian.
  • 2019 – specializimin në QSUT në Departamentin e Djegie-Plastikës, në Kirurgjinë Plastike Rikonstruktive.
  • 2017-2018 -Master për Menaxhim të Shëndetit Publik të programit Zviceran “Swiss Tropical Public Health Institute” me titullin “Master in Public Management”, major në “Health Systems and Development” në një bashkëpunim me Universitetin e Shendetit Publik në Tiranë.
  • 2016 – specializime në fushën e Mjekësisë Estetike në, Stamboll, Ankara dhe në Londër, për Clinical Dermatology and Dermoestetics në Kings University, në programin e Guys Hospital.
  • Mjekësi e Përgjithshme me një tezë mbi nutricionin dhe biostatistikën në Universitetin e Erasmusit në Rotterdam.
  • Studimet para mjekësore, me major në biokimi dhe neuroshkencë ne Universitetin Northeastern në Boston.

Congress Participation!

  • ICPAS International Conference on Plastic and Aesthetic Surgery,
  • IMCA, AMWC, EADV European Academy of Dermatology and Venereology,
  • ICCLD International Conference on Cosmetic and Laser Dermatology,
  • AAAM CONGRESS IFSCC,
  • ICPSBFE International Conference on Plastic Surgery, Botox and Facial Expressions,
  • ICPSHT International Conference on Plastic Surgery and Hand Transplantation,
  • ICPSCS International Conference on Plastic Surgery and Craniofacial Surgery,
  • Gjatë këtyre viteve jam aktivizuar dhe kam marrë pjesë në kongrese te ndryshme si:
  • ICAPS, IMCA, AMWC, EADV European Academy of Dermatology and Venereology,
  • ICCLD International Conference on Cosmetic and Laser Dermatology,
  • ICFPSBC International Conference on Facial Plastic Surgery and Body Contouring,
  • ICPSD International Conference on Plastic Surgery and Dermatology,
  • ICMPS International Conference on Microsurgery in Plastic Surgery,
  • ICRS International Conference on Rejuvenation in Surgery,
  • ICPSFHN International Conference on Plastic Surgery of Face, Head and Neck