BLOG

Në një këndvështrim të pastër biologjik, trupi i njeriut endet instinktivisht mes rrjetës së indeve dhe objekteve që nuk i njeh si të vetat, p.sh implantet e gjirit dhe pajisjet e tjera mjekësore, në mënyrë që të shmangë ndërhyrës të ndryshëm nga jashtë. Në mënyrë tipike dhe natyrale, ajo masë e krijuar mbetet e butë dhe e zhdërvjellët dhe kurrë nuk e vini re, por ajo luan rolin e një barriere midis indeve të trupit tuaj dhe trupit të huaj. Megjithatë, ndodh që kur këto veshje krejtësisht natyrale, të pasura me kolagjen nxiten, zakonisht nga bakteret ose gjaku, të dy agjentë inflamatorë,...

Ndërsa njerëzit me kalimin e viteve plaken, është pikërisht fytyra ku vërehen shenjat e para të plakjes. Një nga mënyrat për të ruajtur një pamje rinore dhe të freskët është injektimi i mbushësve në fytyrë. Fatkeqësisht, në disa raste ky proces mund të prodhojë rezultate të kundërta nga pritshmëritë tona. Madje mund të gjendemi përpara një situate aq delikate, ku kufiri ndarës mes rezultatit optimal dhe atij të cilin e quajmë “fytyrë konardare”, ose faqe “ketrush”, është aq i padukshëm, sa edhe personazhe të famshëm si Madonna, Nicole Kidman, apo Janice Dickison kanë rënë viktima të mbidozës së injeksioneve me...

Dr. Gera ka nisur studimet në mjekësi të përgjithshme në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më pas në Rotterdam, Holandë. Masterin për mjekësi estetike e ka përfunduar në Londër në vitin 2017. Angazhimin profesional e ka ndarë në kohë mes Tiranës, SHBA, Stambollit, Londrës dhe Hamburgut. Aktualisht vijon specializimin për kirurgji plastike rikonstruktive duke ndarë kohën profesionale mes Los Angeles, SHBA-së dhe Shqipërisë. Kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm që haset. Sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës, një në pesë amerikanë has kancerin e lëkurës deri në moshën 70 vjeçare. Kemi të bëjmë me të dhëna statistikore shumë të...

Celuliti, në të vërtetë është një problem shumë më i zakonshëm nga sa mund të mendohet prej shumicës sonë. Ai shfaqet në trupat e 80-95% të grave në faza të ndryshme të jetës së tyre. Burrat janë më me fat në këtë aspekt, norma e celulitit për ta bie në 10%. Dr. Gera Tagani pohon se teknologjia e kombinuar me mezoterapite anticelulit dhe e ultratingujve me radiofrekuenca është një nga zgjidhjet më efektive për këtë problem të zakonshëm. Pse kam celulit? Çfarë është celuliti? Celuliti mund të përshkruhet si akumulim i dhjamit (yndyrës) në zona të ndara nga njëra-tjetra në shtresën nënlëkurore, duke...

Dashuria për veten ndonjëherë shprehet edhe ndaj një fije floku! Në një përshkrim poetik, sytë janë pasqyra e shpirtit, vetullat janë korniza e kësaj pasqyre! Vetullat, dallgët e oqeanit brenda syve tanë. Vetullat, rrugëtimi drejt eksplorimit të syve! Nga dëshmitë e simboleve të bukurisë femërore botërore: Sophia Loren “Bukuria është si ndihesh brenda vetes dhe si kjo ndjesi reflektohet te sytë. Nuk është fizike.”(për pjesën e vetullave) Joan Crawford “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme, që mund të ketë një grua, pas talentit, është parukieri i saj.”  “Duke mos e sfiduar një ikonë bukurie si Crawford në pohimin e saj, po e vijoj me këtë koment: që parukieri...

Pse hunda jonë rritet (zmadhohet) me kalimin e moshës? “Të themi të vërtetën, pa krijuar keqkuptime, nuk është hunda, që rritet. Ajo duket më e madhe pasi nis të bjerë kolagjeni në faqe e mollza, në këndet e buzës. Me gravitetin, që bën të vetën edhe buza nis të varet duke krijuar distancë me hundën e për këtë arsye ajo ngjan më e madhe. Thënë thjesht, rritet projeksioni i hundës prej rënies së kolagjenit, që përgjigjet edhe për elasticitetin e lëkurës. Faqet e mollzat tona nuk janë më të plota e kështu krijohet iluzioni se hunda rritet me moshën. Edhe pse...

Nxehtësia dhe lagështia e stinës së verës janë faktorë, që ushtrojnë një  trysni të vazhdueshme tek një fytyrë me grim të rënduar. Por si mund të dalim pa të, kur jemi të fiksuara ndaj make-up-it, nevojës për të mbuluar çdo papërsosmëri të lekurës? Dr. Gera Tagani jep një guidë të plotë e të qartë për t’u shfaqur të freskëta e pa make up në stinën e pushimeve, qetësimit prej ngarkesave profesionale, plazhit dhe dedikimit ndaj detit, liqenit, distancës ndaj përditshmërisë së ngarkuar. Së pari, evidentoni pikat e zeza në fytyrën tuaj, pjesët e skuqura dhe shenjat, që mundoheni të fshihni me fondatinë....

Teksa vërej me kujdes atë çfarë realizoni, më duket sikur kam të bëj më shumë me një skulptore apo piktore, sesa një kirurge plastike. E përceptoni dritën në një mënyrë të tillë që të habit, si në një ekspozitë portretesh, ndërkohë që kirurgjia plastike tradicionale shpesh e ka injoruar, ose të paktën unë kështu e mendoj. Zakonisht, procedurat kozmetike thjesht kanë qenë aplikuar, pa u bazuar në studime individuale të fytyrave dhe tipareve të tyre. Faleminderit! Së pari, vlen për t’u theksuar që unë jam një specializante e botës së madhe të kirurgjisë plastike, jam duke u specializuar në këtë fushë...