face

Ndërsa njerëzit me kalimin e viteve plaken, është pikërisht fytyra ku vërehen shenjat e para të plakjes. Një nga mënyrat për të ruajtur një pamje rinore dhe të freskët është injektimi i mbushësve në fytyrë. Fatkeqësisht, në disa raste ky proces mund të prodhojë rezultate të kundërta nga pritshmëritë tona. Madje mund të gjendemi përpara një situate aq delikate, ku kufiri ndarës mes rezultatit optimal dhe atij të cilin e quajmë “fytyrë konardare”, ose faqe “ketrush”, është aq i padukshëm, sa edhe personazhe të famshëm si Madonna, Nicole Kidman, apo Janice Dickison kanë rënë viktima të mbidozës së injeksioneve me...

Dashuria për veten ndonjëherë shprehet edhe ndaj një fije floku! Në një përshkrim poetik, sytë janë pasqyra e shpirtit, vetullat janë korniza e kësaj pasqyre! Vetullat, dallgët e oqeanit brenda syve tanë. Vetullat, rrugëtimi drejt eksplorimit të syve! Nga dëshmitë e simboleve të bukurisë femërore botërore: Sophia Loren “Bukuria është si ndihesh brenda vetes dhe si kjo ndjesi reflektohet te sytë. Nuk është fizike.”(për pjesën e vetullave) Joan Crawford “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme, që mund të ketë një grua, pas talentit, është parukieri i saj.”  “Duke mos e sfiduar një ikonë bukurie si Crawford në pohimin e saj, po e vijoj me këtë koment: që parukieri...

Pse hunda jonë rritet (zmadhohet) me kalimin e moshës? “Të themi të vërtetën, pa krijuar keqkuptime, nuk është hunda, që rritet. Ajo duket më e madhe pasi nis të bjerë kolagjeni në faqe e mollza, në këndet e buzës. Me gravitetin, që bën të vetën edhe buza nis të varet duke krijuar distancë me hundën e për këtë arsye ajo ngjan më e madhe. Thënë thjesht, rritet projeksioni i hundës prej rënies së kolagjenit, që përgjigjet edhe për elasticitetin e lëkurës. Faqet e mollzat tona nuk janë më të plota e kështu krijohet iluzioni se hunda rritet me moshën. Edhe pse...

Nxehtësia dhe lagështia e stinës së verës janë faktorë, që ushtrojnë një  trysni të vazhdueshme tek një fytyrë me grim të rënduar. Por si mund të dalim pa të, kur jemi të fiksuara ndaj make-up-it, nevojës për të mbuluar çdo papërsosmëri të lekurës? Dr. Gera Tagani jep një guidë të plotë e të qartë për t’u shfaqur të freskëta e pa make up në stinën e pushimeve, qetësimit prej ngarkesave profesionale, plazhit dhe dedikimit ndaj detit, liqenit, distancës ndaj përditshmërisë së ngarkuar. Së pari, evidentoni pikat e zeza në fytyrën tuaj, pjesët e skuqura dhe shenjat, që mundoheni të fshihni me fondatinë....