Laser

E ngjashme me peeling kimik dhe dermabrasion, lazeri per rigjenerimin e barrieres se jashtme te lekures per nje shkelqim te saj duke depertuar ne shtresat e lekures dhe duke hequr shtresen e siperme te saj. Me ane te lazerit CO2, transmetohet energji ne siperfaqen e lekures dhe lekura e demtuar, qelizat e vdekura largohen nga siperfaqja e saj. Lazeri CO2 eshte nje nga lazerat me te fuqishem mjekesor i cili ne duart e nje mjeku me eksperience mund te bej mrekulli ne lekuren tuaj. Dr. Gera Tagani kujdeset qe secili nga pacientet te marre nje sherbim te personalizuar qe te pershtatet me llojin e lekures dhe problematikes se saj. Per kete arsye energjia e cila emetohet ne secilin nga trajtimet duhet pershtatur me rastin. Duhet te tregohet shume kujdes ne perdorimin e ketij lazeri pasi ne duart e nje mjeku me pak eksperience mund te le shenja ne lekure. Ky trajtim shpesh kombinohet dhe me PRP ose microneedling per nje rezultat optimal.

Nje trajtim efikas dhe i shpejte qe mund te zgjase me pak se 20 minuta

Aplikimi i kremit anestetik per nje trajtim pa dhimbje

Koha e rikuperimit vetem 3-5 dite me skuqje dhe enjtje shume te pakta

Mund te perdoret ne zonat si: fytyre, gjoks, krahe, duar dhe kembe

Perdoret per shenjat post akneve, shenjat e para te plakjes si dhe stretch marks

Ndihmon ne ngushtimin e poreve te zmadhuara

Ndihmon ne prodhimin e kolagjenit

Mikropigmentimi mjekesor eshte nje metode e specializuar qe injekton pigment mjekesor ne lekure. Eshte nje trajtim invasiv minimalist qe aplikohet per raste te ndryshme si:

 

Njetrajtesimi i ngjyres se lekures.

Pigmenti i perdorur mund te pergatitet ne menyre qe te pershtatet me ngjyren tuaj natyrale te lekures, duke mundesuar njetrajtesimit per nje sere problematikash te lekures si hiperpigmentimet, vitiligo dhe hiperpigmentimet e shkaktuara ne lekure me kalimin e moshes.

 

Kamoflimi i shenjave dhe stretch marks

Pigmenti i pergatitur ne menyre qe te pershtatet me ngjyren tuaj natyrale te lekures ben te mundur mbulimin e shume shenjave te ngelura ne lekure. Shenja te cilat mund te kamoflohen me ane te kesaj metode jane:

A) Shenjat e akneve

B) Shenjat e nderhyrjeve kirurgjikale

C) Shenja te aksidenteve te ndryshme

 

Pacientet te cilet kane kryer nderhyrjen e mastectomise.

Me ane te kesaj teknike mund te arrihet imitimi i aereoles ne pacient te cilet kane kryer nderhyrjet e heqjes se gjirit. Mund te arrihet nje rezultat sa me real duke perdorur teknika te ndryshme dritehijesh per nje efekt 3D.