Otoplasty

Otoplastika është një procedurë kirurgjikale estetike që fokusohet në rimodelimin e veshëve. Kjo zakonisht kryhet për të adresuar shqetësime lidhur me veshët si asimetri dhe deformime të ndryshme shpesh prezente që në lindje ose si rezultat i një lëndimi.

Gjatë otoplastikës, kirurgu bën prerje zakonisht pas veshit, por çdo rast është i ndryshëm dhe për këtë arsye tekinika e përdorur përcaktohet në vartësi të nevojave specifike të pacientit. Kartilazhi i veshit rimodelohet për të arritur pamjen e dëshiruar të tij. Otoplastika mund të përfshijë edhe riplasimin e veshëve më pranë kokës nëse ato dalin shumë në dukje.

 

Koha e rikuperimit është zakonisht e shpejtë dhe pacientët këshillohen të evitojnë aktivitetet që mund të shkaktojnë stres të çdo lloji mbi veshët gjatë periudhës së shërimit.

 

Si në çdo procedurë kirurgjikale estetike, është e rëndësishme që ata që mendojnë ti nënshtrohen otoplastikës të konsultohen me një kirurg të kualifikuar për të diskutuar qëllimet e tyre, të kuptojnë rezultatet e mundshme dhe të vlerësojnë përshtatshmërinë e tyre.