Archive

  • All
  • beauty
  • body
  • face

Teksa vërej me kujdes atë çfarë realizoni, më duket sikur kam të bëj më shumë me një skulptore apo piktore, sesa një kirurge plastike. E përceptoni dritën në një mënyrë të tillë që të habit, si në një ekspozitë portretesh, ndërkohë që kirurgjia plastike tradicionale shpesh e ka injoruar, ose të paktën unë kështu e mendoj. Zakonisht, procedurat kozmetike thjesht kanë qenë aplikuar, pa u bazuar në studime individuale të fytyrave dhe tipareve të tyre. Faleminderit! Së pari, vlen për t’u theksuar që unë jam një specializante e botës së madhe të kirurgjisë plastike, jam duke u specializuar në këtë fushë...