STOP vetullave tattoo, teknika më e fundit më vetulla/fije flokë natyral

Dashuria për veten ndonjëherë shprehet edhe ndaj një fije floku!

Në një përshkrim poetik, sytë janë pasqyra e shpirtit, vetullat janë korniza e kësaj pasqyre!

Vetullat, dallgët e oqeanit brenda syve tanë.

Vetullat, rrugëtimi drejt eksplorimit të syve!

Nga dëshmitë e simboleve të bukurisë femërore botërore: Sophia Loren

“Bukuria është si ndihesh brenda vetes dhe si kjo ndjesi reflektohet te sytë. Nuk është fizike.”(për pjesën e vetullave)

Joan Crawford

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme, që mund të ketë një grua, pas talentit, është parukieri i saj.”

 “Duke mos e sfiduar një ikonë bukurie si Crawford në pohimin e saj, po e vijoj me këtë koment: që parukieri të bëjë mrekulli me ju, duhet të keni flokë të shëndetshëm dhe të konsultoheni me profesionistët e Klinikës Anassa në Spitalin Hygeia”, thotë Dr. Gera Tagani, mjeke e dermoestetikës, specializante e kirurgjisë plastike, pasi na ka futur ëmbël, romantikisht e estetikisht në botën e kujdesit për veten.

“Coco Chanel thosh se natyra të jep fytyrën që ti ke tek të njëzetat, është në dorën tënde çfarë fytyre do meritosh të kesh tek të pesëdhjetat. Për këtë arsye, veçanërisht për gratë dhe vajzat, përkujdesi për flokët dhe vetullat ka një rëndësi të veçantë, sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në atë ç’ka duam të jemi dhe të dukemi, në çdo moshë”, vijon Dr. Gera.

“Doni edhe më për t’u bindur se çdo grua, e çdo profesioni, formimi, race, kulture e konsideron si shumë të rëndësishëm flokun? Po vijoj edhe me disa citime të tjera”, pohon buzëqeshur mjekja e njohur Tagani.

“P.sh, Hillary Clinton thotë nëse dua të kap një faqe të parë shtypi, thjesht ndryshoj modelin e flokëve. Ivana Trump shkon më larg kur pohon e sigurt se flokët e bukur janë hakmarrja më e mirë.

Por le të kthehemi tek informacioni konkret. Do ta ofroj duke bërë disa pyetje bazike”, propozon Dr. Gera.

“Pse na bien flokët?

Rënia e flokëve është kthyer në një fenomen tepër shqetësue si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Edhe pse rënia e flokëve vjen si pasojë e ndikimit të shumë faktorëve si ato hormonalë, mënyrës së ushqyerjes, imunitetit, apo stresit, në 95% të rasteve vjen si pasojë e faktorëve gjenetikë për të dyja gjinitë. Tek femrat, faktorët e sipërcituar dhe ato gjenetikë kanë një peshë të madhe në mënyrën se si ndikojnë në rënien e flokëve, veçanërisht në periudhën e paslindjes.

Si mund të zbulojmë shkaqet e rënies së flokëve?

Patjetër që duhet të konsultoheni me një mjek. Mjeku juaj do t’ju kërkojë të bëni një ose më shumë teste për të egzaminiuar lëkurën tuaj, si edhe për të zbuluar shkaqet e rënies së flokëve.

Si mund ta kuroj rënien e flokëve?

Për të kuruar rënien e flokëve, si fillim, është e nevojshme të njihemi me shkaqet dhe të ndjekim me përpikmëri protokollet e procedurës së trajtimit (kurimit). Trajtimet kirurgjikale dhe mjekësore planifikohen sipas llojit dhe kategorisë së rënies së flokëve.

Ndër teknikat e trajtimeve kirurgjikale, transplantimi i flokëve FUE rezulton si teknika më e përparuar, efikase dhe e suksesshme. Falë kësaj procedure, 5,000-10,000 qime flokësh mund të transplatohen lehtësisht brenda 6 orëve. Nisur nga fakti se procedura kryhet me anestezi lokale, pacienti nuk ndjen dhimbje dhe është komod. Në përfundim të kësaj procedure, pacientët mund të udhëtojnë, drejtojnë automjetin dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të rutinës së përditshme. Shkalla e suksesit të kësaj procedure është mbi 95%, duke qenë se përdoren teknikat mikro-kirurgjikale, shërimi është shumë i shpejtë dhe i garantuar dhe ju do të ndiheni në duar të sigurta dhe profesionale.

 “Cili është procesi pas transplantimit të flokëve?

Menjëherë pas transplantimit të flokëve ju mund të ktheheni në shtëpinë tuaj. Do të ndjeni pak ngurtësi dhe mpirje në zonat e kokës ku është ndërhyrë për të transplatuar flokët dhe zakonisht nuk shoqërohet me dhimbje. Menjëherë 1 ditë pas procedurës së transplantit të flokëve hiqen pansumanët (fashimi) në kokën tuaj. Në ditën e 3-të pas ndërhyrjes, mikro plagët në kokën tuaj do të mbyllen plotësisht. Në ditën e 10-të pas kësaj procedure, do të jetë e mundur t’i ktheheni plotësisht jetës tuaj normale. Flokët e transplantuar fillojnë të rriten nga muaji i 6- të dhe ju sigurojmë se nuk do të ndesheni më me fenomenin e rënies së flokëve. Pas procedurës së transplantimit planifikohen seanca të trajtimit me mezoteapi sipas nevojave specifike të secilit pacient, me qëllim arritjen e rezultateve të shkëlqyera brenda kufirit të pritshmërive të pacientit.

A mund të kryhet transplantimi i flokëve gjatë verës?

Nuk ka ndonjë kufizim sezonal në transplantimin e flokëve, në dimër ose verë, e rëndësishme është që pacienti të ndjekë me përpikmëri udhëzimet e dhëna pas ndërhyrjes. Duke qenë se ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojnë edhe një lëkurë të shëndetshme, pas procedurës së transplantit të flokëve është e ndaluar të qëndroni nën diell intensiv për 10 ditë për shkak të ndjeshmërisë së madhe të krijuar në zonën e transplantuar të flokëve. Por kjo nuk duhet t’ju shkaktojë stres dhe panik, sepse ekspertët nuk rekomandojnë të qëndojnë nën rrezet e diellit intensiv edhe njerëzit e shëndetshëm, pra ata që nuk kanë kryer asnjë ndërhyrje. Shëtitjet e shkurtra në ajër të pastër, si edhe rrezet e diellit të marra gjatë aktiviteteve të përditshme, nuk shkaktojnë dëme te pacientët që kanë kryer procedurën e transplantit të flokëve.

Kur bëhet fjalë për mundësinë e frekuentimit të pishinave pas transplantimit të flokëve, natyrshëm lind pyetja. A sjell pasoja të pacientët?

Uji i pishinës zakonisht përmban nivele të larta të klorit dhe klori është një kimikat i dëmshëm zbardhues edhe për flokët e shëndetshëm. Për këtë arsye, nuk rekomandohet të frekuentoni pishinat pas ndërhyrjes për transplantimin e flokëve.

Për sa i përket notit gjatë periudhës së pushimeve në det, ju mund të notoni pas ditës së 10- të të ndërhyrjes, duke përdorur krem ​​mbrojtës të lartë, kapelë dhe duke treguar kujdes maksimal.

Numri i personave që preferojnë të kryejnë ndërhyrjet për transplantimin e vetullave po rritet nga dita në ditë. Vetullat janë një nga tiparet e toplistës së faktorëve që ndikojnë në pamjen e fytyrës sonë. Për këtë arsye, rimodelimi apo rishfaqja e vetullave është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë probleme me vetullat dhe nuk ndihen mirë me veten. Dhe këtu kam një lajm të mirë”, vijon Dr. Gera Tagani, mjeke dermoestetike dhe specializante brenda e jashtë vendit në kirurgji plastike.

“Vetullat natyrale dhe njëkohësisht estetike mund të realizohen me metodën e transplantimit të vetullave me anë të teknologjisë moderne dhe të avancuar të kohës. Për më tepër, ndërhyrjet e transplantimit të vetullave shpesh nga pacientët preferohen jo vetëm për arsye estetike, por edhe për të mbuluar ndonjë plagë, djegie, gërvishtje apo tatuazhe të bëra keq në zonën e vetullave. Kohët e fundit, shumë njerëz kanë aplikuar metodën micro-blading në vetullat e tyre, edhe pse këto metoda kryesisht nuk janë të përshtatshme për strukturën anatomike të pacientëve dhe si rezultat, në fund të ditës duket sikur përfitojmë një rezultat të njëjtë (të unifikuar) për të gjithë, pavarësisht specifikave dhe natyrës së fytyrës së pacientëve.

Përveç kësaj, për shkak të zbehjes dhe përhapjes së bojrave të përdorura pas aplikimit të kësaj procedure, imazhet e pakëndshme për syrin janë të dukshme për një periudhë afatgjatë. Folikulat e flokëve të mbjellë gjatë procedurës së transplantimit të vetullave rriten brenda 6 muajve dhe për një periudhë 12 mujore përfitohet e njëjta strukturë me atë të vetullave. Vetullat e mbjella vazhdojnë të rriten për gjatë gjithë jetës sonëdhe nuk bien. Ju gjithashtu mund t’i jepni formën që dëshironi duke i prerë apo duke i hequr me piskatore.

Si kryhet ndërhyrja e transplantimit të vetullave?

Ndërhyrja e transplantimit të vetullave kryhet me metodën FUE të transplantit të flokëve. Ndërhyrja kryhet duke aplikuar një mpirje të kufizuar gjatë transplantimit të vetullave, e cila zgjat mesatarisht 1.5 – 2 orë. Pacienti nuk ka nevojë të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, brenda të njëjtës ditë ai mund të kthehet në shtëpi. Një kore shumë e hollë mund të formohet në zonën ku ndërhyhet për të transplantuar vetullat për një periudhë mesatarisht 7 ditore. Pas kësaj periudhe, pacienti mund të vazhdojë normalisht jetën e tij të përditshme. Pas kësaj procedure, aktivitete të tilla si noti në det dhe ekspozimi në diell të nxehtë është i ndaluar për 10 ditë.”, përfundon Dr. Gera.

Por për të është e nevojshme të theksojë për të disatën herë:

“Nëse keni probleme me rënien e flokëve apo nuk jeni të kënaqur me gjendjen aktuale të flokëve tuaj, mos merrni vendime të nxituara, pa u këshilluar më parë me ne, pavarësisht moshës dhe gjinisë suaj. Me ne do të ndiheni të sigurt dhe do të arrini rezultatet e dëshiruara, do të ndiheni më mirë me veten dhe do të kuptoni që ne jemi këtu për t’ju plotësuar si nga pamja fizike ashtu edhe shpirtërore, duke qenë se pamja fizike dhe gjendja shpirtërore kanë një lidhje të pashmangshme me njëra tjetrën.”

*Dr Gera Tagani ka nisur studimet në mjekësi të përgjithshme në, Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më pas në Rotterdam, Hollandë. Masterin për mjekësi estetike e ka përfunduar në Londër në vitin 2017.  Angazhimin profesional e ka ndarë në kohë mes Tiranës, SHBA, Stambollit, Londrës dhe Hamburgut. Aktualisht vijon specializimin për kirurgji plastike rikonstruktive duke ndarë kohën profesionale mes Los Angeles, SHBA-së dhe Shqipërisë.